TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Gusht 2024, 16:01

Refuzohet oferta për të kaluar te pretendentët për titull, Rei Manaj gati valixhet për t’u larguar nga Sivaspor

Shkruar nga Pamfleti

Refuzohet oferta për të kaluar te pretendentët për titull,

Rei Manaj është një ndër lojtarët që mund të shitet nga Sivaspori në Turqi, edhe pse sulmuesi ka luajtur javën e parë. Së fundmi bëhet e ditur se Trabzonspori ka hyrë në bisedime për të blerë Manajn, duke përfshirë dy lojtarë plus para në shkëmbim.

Skuadra e të kaltërve ka vënë në axhendën e saj sulmuesin shqiptar dhe është në negociata intensive për këtë transferim. Sipas informacioneve nga mediat turke, Sivaspori kërkonte si shkëmbim Tekliç dhe Umut Gunesh. Përveç kësaj, Trabzonspor ofroi emrat e Orsiç dhe Umut Bozok në shkëmbim. Mosgatishmëria e Umut Bozok për t’u larguar krijoi pengesë në negociatat e transferimit.

Flitet se 4 milionë euro ishte shifra që Trabzonspori ofroi përveç dy emrave që do t’i bashkoheshin Sivasporit. Megjithatë, sot, Manaj do të luajë me skuadrën e tij ndeshjen e dytë të kampionatit, në transfertë ndaj Kajserisporit në orën 18:15.

rei manaj sulmuesi i kombëtares shqiptare sivaspor

Lini një Përgjigje