TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Gusht 2024, 15:05

Marash Kumbulla zbarkon në La Liga, mbrojtësi transferohet në Barcelonë dhe firmos kontratën me Espanjolin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Marash Kumbulla zbarkon në La Liga, mbrojtësi transferohet në

Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla është larguar përkohësisht nga Roma për t’iu bashkuar klubit të Espanjol.

Pas huazimit të tij të shkurtër te Sasuolo, Kumbulla tani është nisur për në Spanjë ku do të luajë për Espanjol. “Marash Kumbulla tashmë është bardheblu”, shkruan klubi spanjoll në një postim në Instagram.

Marash Kumbulla zbarkon në La Liga, mbrojtësi transferohet në

Ndërsa Roma në një njoftim zyrtar deklaroi: “Klubi mund të konfirmojë se Marash Kumbulla i është bashkuar Espanjolit në formë huazimi për sezonin 2024-2025. Në tre sezone me Romën, mbrojtësi shqiptar bëri 68 paraqitje dhe shënoi katër gola. Suksese, Marash!”

Ndërkohë mbrojtësi shqiptar ka falenderuar klubin e Romës në një postim në InstaStory.

 

marash kumbulla mbrojtësi i kombëtares shqiptare espanjol

Lini një Përgjigje