TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Gusht 2024, 15:38

Liverpuli nuk fal në debutimin e Arne Slot, Salah bën historinë e golave “inaugurues” (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Liverpuli nuk fal në debutimin e Arne Slot, Salah bën historinë e

Ndeshja midis Ipsuiç Taun dhe Liverpulit, e fituar 2-0 nga të kuqtë, falë golave të Zhota në minutën e 60 dhe Salah 5 minuta më vonë do të mbetet përgjithmonë në historinë e Premier Ligës. Kjo pasi, përveç rikthimit të “Tractor Boys” në elitën e futbollit kombëtar anglez, ndeshja e nisur në orën 13:30 në “Portman Road” ishte gjithashtu e para e “Reds” pa trajnerin Jurgen Klop në pankinë, që nga viti 2015.

Dy statistika sigurisht të rëndësishme, të cilat rrisnin më tej “aksionet” në çmimin e kësaj ndeshjeje ndërmjet ekipeve të drejtuara nga MekKena dhe Slot, dy trajnerë debutues në Premier Ligë. Një ballafaqim që ka parë vendësit të mbaheshin në 45 minutat e para, me entuziazmin e debutuesve në Premier Ligëe, por pastaj, në fraksionin e dytë, evidentuan diferencat e mëdha.


Liverpuli ka ndryshuar “marsh” dhe nuk e pati shumë të vështirë të zhbllokonte shifrat, madje edhe të “blindonte” fitoren e parë në kampionatin e ri me golin e dytë. Rezultat i pritshëm edhe në letër, teksa Ipsuiç Taun duhet t’i kërkojë pikët e mbijetesës me rivalë të tjerë, jo ata që janë favoritë për titullin.


Kuriozitete mbi këtë përballje:

– Ndeshja e fundit e Ipsuiç Taun në Premier Ligë, para të sotmes, datonte në maj të vitit 2002 kundër Liverpulit në “Anfield”, një humbje 5-0 pas rënies nga kategoria. Që atëherë, të dyja skuadrat ishin takuar vetëm njëherë, duke barazuar 1-1 në Kupën e Ligës, në dhjetor 2002, përpara se “Tractor Boys” të humbisnin 5-4 me penallti.

– Liverpuli nuk ka humbur kurrë një ndeshje të Premier Ligës në “Portman Road” kundër Ipsuiç Taun (3F, 2B në 5 ndeshjet e mëparshme), duke përfshirë ndeshjen e fundit të fituar 6-0 në shkurt 2002. Ky është stadiumi i Premier League, ku “Reds” kanë luajtur shumë ndeshje pa humbur.

– Për herë të pestë në gjashtë sezonet e fundit, Liverpool-i e ka filluar kampionatin e Premier League me një ndeshje kundër një ekipi të sapo promovuar (3, barazime më parë). “Reds” kishin mbetur të pamposhtur në ndeshjen e parë në 11 sezonet e fundit (8 fitore, 3 barazime). Humbja e fundit e “Reds” në start ishte 3-0 kundër VBA në sezonin 2012-2013, në ndeshjen e parë të Brendan Roxhers si trajner.

– Kieran MekKenna bëhet trajneri i 16-të, që përballet me Liverpulin në ndeshjen e tij të parë në Premier Ligë. Vetëm 4 nga 15 të mëparshmit kishin fituar: Brajan Kloug (1992), Xhon Gregori (1998), Pol Sturrok (2004) dhe Kreig Shekspir (2017).

– Kjo ishte ndeshja e parë e Arne Slot në krye të Liverpulit. Vetëm një nga 8 trajnerët e “Reds” në Premier Ligë kishte fituar në debutimin e tij në këtë kampionat, Xherard Hulier, që mundi Sauthemptonin në gusht 1998.

– Kjo ishte hera e parë që dy trajnerë debutues të Premier Ligësgue (Kieran MekKenna dhe Arne Slot) përballeshin me njëri-tjetrin në këtë sezon, që kur Hadersfildi i David Uagner mundi Kristal Palas të Frank De Bër 3-0, në gusht 2017.

– Asnjë lojtar në historinë e Premier Ligës nuk ka shënuar më shumë gola në një ndeshje të parë se Mohamed Salah i Liverpulit (9 gola, duke parakaluar Alan Shirer, Frank Lampard dhe Uejn Runi).

Ndeshja e radhës për Liverpulin do të jetë më 25 gusht ndaj Brentford në ‘Anfield Road’.

liverpul ipsuiç taun premier liga

Lini një Përgjigje