TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Gusht 2024, 16:43

I mjaftojnë vetëm 3 minuta, sulmuesi i kombëtares shqiptare gjen golin e parë të sezonit në Angli (Video)

Shkruar nga Pamfleti

I mjaftojnë vetëm 3 minuta, sulmuesi i kombëtares shqiptare gjen

Anis Mehmeti pret të ketë një rol prej protagonisti kryesor në këtë sezon në radhët e Bristol Sitit në Kategorinë e Dytë angleze. Dhe anësori i sulmit të kombëtares shqiptare, duket se po e nis mjaft mirë këtë edicion të ri me klubin e tij.

Në ndeshjen e sotme në shtëpi përballë Milluoll, ai shënoi golin e parë të sezonit, duke tundur rrjetën që në minutën e tretë të duelit të javës së dytë në Championship.

Pas një asisti nga e majta dhe një gabimi të mbrojtësve, ai ndali topin me gjoks dhe nuk vonoi ta dërgonte në rrjetë, për t’i dhënë avantazhin e shpejtë skuadrës së tij.


23-vjeçari është kthyer në një pikë kyçe për Bristolin, duke fituar besimin e trajnerit dhe e gjitha kjo falë aftësive të tij.

anis mehmeti sulmuesi i kombëtares shqiptare bristol siti

Lini një Përgjigje