TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Gusht 2024, 18:48

Partizani në sprintin final për gjetjen e trajnerit të ri, tregu italian i preferuari i “të kuqve”, por tekniku kroat mbetet në ‘pole position’

Shkruar nga Pamfleti

Partizani në sprintin final për gjetjen e trajnerit të ri, tregu

Partizani është në sprintin final për gjetjen e trajnerit të ri, pas largimit të Orges Shehit.

Miroslav Bojko është aktualisht në “pole position” për të marrë drejtimin e Partizanit. Kroati 52-vjeçar preferohet nga stafi drejtues, që nuk po nxiton për të hedhur firmën në kontratë.

Tregu italian gjithashtu mbetet i preferuar te Partizani, pasi pikërisht nga atje erdhi titulli i 17 kampion. Kështu Roberto Boscaglia dhe Mario Somma janë dy trajnerë të gatshëm për të marrë drejtimin e “demave”.

Partizani në sprintin final për gjetjen e trajnerit të ri, tregu

Të dy trajnerët janë pa ekip, që nga kjo verë. Karriera e tyre ka qenë e fokusuar në Itali, ndërsa nuk do i thonin “JO” një eksperience te Partizani, shkruan “Newsport”.

Jo vetëm këta 3 emra janë aktualisht të gatshëm për të marrë drejtimin e skuadrës së Partizanit. Kjo pasi nga tregu italian janë përfolur vazhdimisht emra me peshë. Tashmë mbetet për t’u parë vendimi përfundimtar i drejtuesve, teksa në krye të ekipit është aktualisht drejtori sportiv Arbër Abilaliaj.

miroslav bojko trajneri kroat partizani

Lini një Përgjigje