TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Gusht 2024, 21:48

Goli i Ronaldos nuk mjafton, Al Nassr mundet thellë në finalen e Superkupës së Arabisë Saudite

Shkruar nga Pamfleti

Goli i Ronaldos nuk mjafton, Al Nassr mundet thellë në finalen e

Al Hilal ka fituar Superkupën e Arabisë Saudite, pasi mposhti thellë 4-1 në finale Al Nassr e Kristiano Ronaldos.

Gjithçka po shkonte mirë për Al Nassr, me Luis Kastro, Otavio dhe Ronaldo, kur, pak para pjesës së parë, 39-vjeçari portugez, golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit botëror zhbllokoi ndeshjen.

Fillimisht ishte Milinkovic-Savic në minutën e 55 më pas Mitroviç shënoi dy herë, në minutën e 63 me kokë, dhe një pasim i përsosur nga Rúben Neves në minutën e 69, i dhanë fund ëndrrës së Al Nassr dhe Kristiano Ronaldos për të nisur sezonin si fitues...

Ndeshja pati ende kohë edhe për një tjetër gol nga Malkom, duke e bërë të qartë se kush është skuadra më e fortë në fillim të sezonit në Arabinë Saudite.

Kristiano Ronaldo (dhe Luís Kastro, vendi i të cilit ka filluar të vihet në pikëpyetje, dhe gjithashtu  Otavio) largohen, të zhgënjyer. Al Hilal vazhdon dominimin total në Arabinë Saudite.

 

al hilal al nassr kristiano ronaldo

Lini një Përgjigje