TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Gusht 2024, 22:45

Leverkusen e nis sezonin me trofe, “aspirinat” mposhtin Shtutgartin falë ‘ruletës’ së penalltive dhe fitojnë Superkupën e Gjermanisë

Shkruar nga Pamfleti

Leverkusen e nis sezonin me trofe, “aspirinat” mposhtin Shtutgartin

Quhen ndryshe edhe “aspirinat”, por në ndeshjen e finales së Superkupës së Gjermanisë, u bënë vërtet për aspirina.

Bajer Leverkusen ia doli të fitojë Superkupën e Gjermanisë, në një ndeshje emocionuese. Skuadra e drejtuar nga Çabi Alonso barazoi ndaj Shtutgartit në minutat e fundit të kohës së rregullt, duke e dërguar ndeshjen në penllati, ku kampionët e Gjermanisë u treguan më të saktë.

Pas një nisje fantastike, ku në minutën e 11kaluan në avantazh me Victor Boniface, Leverkusen barazoi vetëm 4 minuta më pas.

Për Shtutgartin, barazoi Enzo Milot. Leverkusen mbeti me 10 lojtarë në minutën e 37, pas daljes me të kuq të Martin Terrier.

Goli i avantazhit për Shtutgartin, u shënua nga Deniz Undav në minutën e 63. Teksa u duk se ndeshja po fitohej nga Shtutgarti, ishte Patrik Shik i cili vendosi ekuilibrin në minutën e 88.

Leverkusen e nis sezonin më së miri, duke fituar trofeun e parë. 

Lini një Përgjigje