
Presidenti francez Emanuel Makron po përpiqet t’i bëjë presion Realit të Madridit që të lirojë Kilian Mbape për Lojërat Olimpike të Parisit. Sulmuesi francez do t’i bashkohet “Los Blancos” këtë verë si lojtar i lirë , dhe kjo pothuajse është konfirmuar nga burime të shumta tashmë.
Duket se i njëjtë është rasti në mendjen e Makron, pasi ai ka pranuar se do të përpiqet dhe do t’i kërkojë ‘të ashtuquajturit klubi i tij i ardhshëm’ të lirojë superyllin francez për Olimpiadën e Parisit që do të përkojë me kampin parasezonal të Realit të Madridit.
Duke folur për shtypin, presidenti francez u shpreh: “A do të luajë Mbape me Francën në Lojërat Olimpike? Shpresoj. Në çdo rast, kam bërë presionin maksimal mbi të ashtuquajturin klubin e tij të ardhshëm”.
Siç është raportuar më herët, Reali i Madridit tashmë ka informuar Federatën Franceze të Futbollit se ata nuk do të lirojnë lojtarët e tyre për Olimpiadën, pasi duan t’i kenë gati përpara fillimit të sezonit.
Mbetet deri tani e pamundur që Mbape të luajë në Lojërat Olimpike të Parisit këtë verë, me Realin e Madridit që kërkon të qëndrojë i palëkundur në qëndrimin e tyre. FIFA nuk e njeh Olimpiadën si një turne zyrtar dhe për rrjedhojë, Reali i Madridit nuk është i detyruar të lejojë Mbape të bashkohet me ekipin kombëtar.
Lini një Përgjigje