TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Maj 2024, 18:14

Telefonon gruan dhe realizohet goli, rituali supersticioz i tifozit të Realit të Madridit funksionon sërish (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Telefonon gruan dhe realizohet goli, rituali supersticioz i tifozit të

Në minutat e fundit të ndeshjes Real Madrid-Bajern Mynih, një tifoz merengues vendosi të largohej herët nga “Bernabeu” për të kryer ritualin e tij të veçantë supersticioz. Ai provoi gjithçka, duke shpresuar se skuadra e Ançelotit do të shënonte dhe do të fluturonte në finalen e Champions League. Kamerat e “El Chiringuito TV” e përgjuan atë rastësisht gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, jashtë stadiumit. Gazetari i këtij stacioni televiziv pyet njeriun se me kë po fliste, ndërsa ai u përgjigj menjëherë duke shpjeguar se çfarë po bënte:

Unë po flas me gruan time, siç bëra dy vite më parë, përpara përmbysjes kundër Mançester Sitit. Jam supersticioz. Jam i bindur, tani do të shënojmë një gol tjetër”. Dhe pikërisht në momentin kur ai shqipton këto fjalë, goli i Hozelu arrin (mbetet për t’u parë nëse ishte i pari apo i dyti), gjë që e pengoi Bajernin të arrinte në finalen e “Wembley”, të rrëmbyer pikërisht “in extremis” nga skuadra e Ançelotit. Burri gëzohet bashkë me të gjithë tifozët e tjerë të pranishëm jashtë “Bernabeu” në atë moment dhe më pas bërtet “live”: “Reali duhet të më japë një biletë për në finale”.

Burri shpjegoi se si dy vite më parë, gjatë edicionit të Ligës së Kampionëve 2021-2022, ai kishte bërë të njëjtin gjest, duke shtrënguar gjithmonë smartfonin e tij, ndërsa telefononte gruan e tij në anën tjetër të receptorit. Kundër Mançester Sitit, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, anglezët kaluan në avantazh 1-0 në “Bernabeu”. Një rezultat i cili, shtuar 4-3 për skuadrën e Guardiolës në ndeshjen e parë, i dërgonte anglezët 2 gola përpara.

Në kohën shtesë, Reali arriti në mënyrë të pabesueshme të shënonte dy gola, në minutat e 90 dhe 91 me Rodrigo, duke barazuar rezultatin, përpara se të realizonte suksesin e plotë, përmbysjen e madhe falë penalltisë së shënuar nga Benzema në minutën e 95 Një gol që e çoi Realin në finalen 2022 kundër Liverpulit, të cilën e fitoi 1-0 falë Vinisius. Pikërisht atë natë filloi rituali supersticioz i fansit, tashmë të famshëm të Realit, videoja e të cilit është bërë “virale” në të gjithë botën.

tifozi i realit gjysmëfinalja e champions league

Lini një Përgjigje