TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Maj 2024, 17:02

Beshiktashi i vendos çmimin Ernest Muçit, Aston Vila këmbëngul për sulmuesin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Beshiktashi i vendos çmimin Ernest Muçit, Aston Vila

Aston Vila është paraqitur sërish me një ofertë konkrete për sulmuesin e kombëtares Ernest Muçin, që luan për Beshiktashin.

Mediat në Turqi bëjnë me dije se klubi nga Birmingami është i gatshëm të ofrojë deri në 15 milionë euro për të marrë shërbimet e 23-vjeçarit të sulmit që nga vera e këtij viti.

Tek Aston Vila i kanë ‘treguar derën’ Zaniolos dhe shohin te Muçi lojtarin ideal për golat e munguar. Te Beshiktashi nuk janë bindur nga oferta dhe shuma që kërkojnë për Muçin duhet të jetë 20 milionë euro.

Sulmuesi shqiptar u bashkua me skuadrën turke në shkurt të këtij viti për 8 milionë euro nga Legia e Varshavës. Ai ka kontratë deri në vitin 2027 me Beshiktashin, ekip për të cilin ka shënuar katër gola në 12 paraqitje.

ernest muçi sulmuesi shqiptar aston vila beshiktash

Lini një Përgjigje