
Armando Broja nuk po kalon një moment të mirë në karrierën e tij. As kalimi te Fullhemi në formë huazimi nuk rezultoi të ishte i duhuri për sulmuesin shqiptar, i cili nuk do të vazhdojë qëndrimin te tij te skuadra angleze.
Talenti i kombëtares do të jetë një nga lojtarët e parë që do të shitet nga Çelsi menjëherë pas rikthimit te “Blutë”. Pas Fabrizio Romano, diçka të tillë e konfirmon edhe “The Sun”. Këto të fundit bëjnë me dije se kanë avancuar bisedimet mes Çelsit dhe Borusias së Dortmundit për shërbimet e Brojës.
Duke parë vështirësinë për të qenë titullarë te Çelsi, kalimi në Bundesligë për 22-vjeçarin pritet të jetë i duhuri. Sipas burimit në fjalë edhe vetë sulmuesi kërkon një transferim të tillë dhe kalimi te Dortmund mund ta ringrinte atë në nivelin e duhur.
Kujtojmë se së fundmi skuadra gjermane ka siguruar edhe kalimin në finalen e Champions League, ku do të sfidojë Realin e Madridit për trofeun e këtij kompeticioni. Një operacion i mundshëm ka entuziasmuar tifozët në “Signal Iduna Park”, të cilët besojnë se Broja mund të jetë zëvendësuesi ideal i Erlind Haland.

Lini një Përgjigje