TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Maj 2024, 22:40

“Për kapitenin kampion”! Egnatia ia dedikon vendin e parë historik Rafael Duamenës

Shkruar nga Pamfleti

“Për kapitenin kampion”! Egnatia ia dedikon vendin e parë

Për herë të parë në histori, Egnatia e mbyll kampionatin e rregullt të Superiores në vendin e parë.

Rrogozhinasit e kanë festuar këtë arritje në dhomat e zhveshjes, ndërsa suksesin ia kanë dedikuar ish-kapitenit Rafael Duamena.

Kujtojmë se Egnatia prej javësh ka siguruar një biletë në “Final 4”. Po ashtu, djemtë e drejtuar nga Edlir Tetova ndodhen në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Sezon fantastik deri tani për Egnatian, që ka dominuar futbollin shqiptar. Objektivi i parë tashmë është fitimi i Kupës së Shqipërisë.

Finalja me Kukësin do të luhet më 14 maj në stadiumin “Air Albania”.

egnatia rafael duamena

Lini një Përgjigje