
Përfundon pjesa e parë e gjysmëfinales së dytë në Champions League. Supersfida mes Realit të Madridit dhe Bajernit të Mynihut e luajtur në “Santiago Bernabeu” është mbyllur me rrjeta të paprekura.
Në minutën e 13 spanjollët ishin shumë pranë avantazhit, teksa Vinisius goditi brenda zonës, por gjeti reagimin e Nojer me topin që u përplas më pas në shtyllën e majtë.
Madrilenët u përpoqën sërish të gjenin golin, por sërish portieri i bavarezëve bëri mrekullinë duke mbajtur rezultatin e bardhë.
Në minutën e 40, madrilenët patën shansin e artë për të kaluar në avantazh. Vinisius iu afrua golit, por Nojer ia mohoi sërish rrjetën.
Pritet të shihen si do të shkojnë 45 minutat e dyta, ku do të përcaktohet edhe finalisti i dytë që do t'i bashkohet Borusias së Dortmundit në finalen e madhe të 1 qershorit në "Wembley".
Lini një Përgjigje