TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Maj 2024, 19:25

Elbasani e mbyll me festë përballë Bylisit, verdheblutë përmbysin ballshiotët në stadiumin e tejmbushur (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Elbasani e mbyll me festë përballë Bylisit, verdheblutë

Elbasani e ka mbyllur këtë sezon të rregullt të Kategorisë së Parë. duke mundur me shifrat 3-2 Bylisin në ndeshjen të cilën ballshiotët pranuan ta luanin në “Elbasan Arena” për të respektuar kampionët e Kategorisë së Parë.

Ishin elbasanllinjtë ata të cilët shënuan të parët me anë të Grecës, por brenda pak minutash, ballshiotët gjetën dy herë rrugën e rrjetës, duke mbyllur në avantazh pjesën e parë të takimit. Në të dytën, skuadra e Nevil Dedes u përpoq që të zgjidhte në çdo mënyrë sfidën, duke u përballur me mbrojtjen e kujdesshme të Bylisit.

Por në fund, një supergol i Gavës dhe një devijim me kokë i Hoxhajt në shtesë, sollën fitoren 3-2 të Elbasanit, i cili e mbylli kështu në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon.

elbasani bylis kategoria e parë

Lini një Përgjigje