TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Maj 2024, 19:00

“Jam krenar për një gjë”, vjen reagimi i Herri Kejn pas disfatës ndaj Realit: Jam i shkatërruar

Shkruar nga Pamfleti

“Jam krenar për një gjë”, vjen reagimi i Herri Kejn

Herri Kejn do të duhet të presë të paktën një sezon më shumë (pa harruar “EURO 2024”) për të fituar titullin e tij të parë në karrierën profesionale.

Në fakt, me eliminimin e dhimbshëm nga Champions League, Bajerni i Mynihut do ta mbyllë sezonin pa asnjë trofe për herë të parë që nga sezoni 2011-2012.

E bashkë me të edhe sulmuesi anglez që shkoi verën e kaluar nga Totenhemi për 95 milionë euro: Kejn ka qenë i shkëlqyeshëm në këtë sezon, me 44 gola në 45 ndeshje këtë sezon, nga të cilat 36 në Bundesligë.

Fitimi i Këpucës së Artë është thuajse i sigurt, por nuk do të mjaftojë për të larguar zhgënjimin dhe demoralizimin e sulmuesit 30-vjeçar.

Shumë, duke përfshirë edhe vetë Kejn, menduan verën e kaluar se zbarkimi në Bavari do të nënkuptonte fillimin e fitimit të atyre titujve që i kanë shpëtuar gjithmonë dhe heqjen e etiketës së bezdisshme si “humbës i përjetshëm”.

Por jo, sepse sulmuesi anglez, i cili ka shënuar mbi 400 gola në karrierën e tij, ka qenë dëshmitar i sezonit më të keq të Bajernit që nga viti 2012.

Fillimisht humbja në finalen e Superkupës së Gjermanisë ndaj Lajpcigut, më pas eliminimi i bujshëm nga Sarbryken modest në raundin e dytë të Kupës së Gjermanisë, për të përfunduar me kampionatin e dominuar nga Bajer Leverkusen dhe finalen e Champions League të zhdukur për tre minuta, mes minutave 88 dhe 91, kur Kejn ishte ulur tashmë në stol dhe priste finalen gjermane në “Wembley” me Borusian e Dortmundit.

“Jam shkatërruar. Nata e kaluar është e vështirë për t’u pranuar, – ka shkruar ai në X një ditë pas eliminimit nga Europa. – Krenar për mënyrën se si luftuam në të dyja ndeshjet, gjë që thotë gjithçka që duhet të dini për frymën e këtij ekipi dhe sa larg mund të shkojmë”.

herri kejn sulmuesi anglez bajern mynih

Lini një Përgjigje