TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Maj 2024, 20:13

U dëmtua ndaj Bajernit të Mynihut, titullari i Realit rrezikon finalen ndaj Dortmundit dhe “EURO 2024”

Shkruar nga Pamfleti

U dëmtua ndaj Bajernit të Mynihut, titullari i Realit rrezikon finalen

Festa e Realit të Madridit për arritjen në finalen e  Ligës së Kampioneve, është prishur pak nga lajmi që ka ardhur nga infermieria e “Los Blancos”. Një prej titullarëve fiks të skuadrës së Karlo Ançelotit, Aurelien Tçuameni, është dëmtuar në pjesën e dytë të ndeshjes dhe u largua nga fusha e lojës në minutën e 70.

Klubi sot bëri të ditur se futbollisti kishte pësuar një dëmtim në këmbën e majtë., duke saktësuar se situata do të shihej si do të evoluonte hap pas hapi. Kjo do të thotë se lojtari do të mungojë për disa kohë nga fushat e lojës dhe është në dyshim edhe për finalen e Ligës së Kampioneve ndaj Borusias së Dortmundit.

Sipas mediave spanjolle, Tçuameni mund të rikuperohet për atë sfidë, por nuk do të jetë në gjendjen më të mirë fizike e sportive. Reali parashikohet ta lërë francezin pushim deri për duelin ndaj skuadrës gjermane dhe tre javë larg fushave të lojës, do ta bëjnë thuajse të pamundur që ai të jetë në formën më optimale për duelin ku luftohet për trofeun më prestigjioz për klube.

Pas tërheqjes së Lukas Hernandez, viktimë e një këputjeje të ligamenteve të kryqëzuara të gjurit të majtë, ndërsa Kingsli Koman sapo ka rifilluar garën me Bajernin, Didier Deshamps fillon të shohë dëmtimet t’i grumbullohen para “EURO 2024” (14 qershor – 14 korrik).

Trajneri do të komunikojë listën e tij të enjten më 16 maj drejtpërdrejt në lajmet e TF1 në 20:00, por ai do të ketë kohë deri më 7 qershor për të dërguar listën e tij përfundimtare në UEFA.

Nëse do të largohet nga fusha për një muaj, Tçuameni (31 ndeshje) mund të shkonte gjithsesi në Europianin e Gjermanisë, qoftë edhe pa konkurrencë, falë dy faktorëve: nga njëra anë, Deshamps ka shumë nevojë për të në një rresht të ekipit të tij, të cilit i mungon eksperienca, pasi N’Golo Kante dhe Paul Pogba nuk janë më aty.

Kalimi në 26 lojtarë mund të justifikojë rrezikun e trajnerit me një lojtar rikuperues, aq më tepër që ai nuk ishte në favor të një game kaq të gjerë në listë.

 

 

airelien tçuameni futbollisti i realit të madridit

Lini një Përgjigje