TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Maj 2026, 18:27

Luis Enrike drejt fundit të karrierës si trajner? Tekniku spanjoll mendon ta mbyllë para moshës 60 vjeç

Shkruar nga Pamfleti
Luis Enrike drejt fundit të karrierës si trajner? Tekniku spanjoll
luis enrike

Luis Enrike ka zbuluar se synon t’i japë fund karrierës së tij si trajner përpara se të mbushë 60 vjeç. Tekniku i PSG-së e bëri këtë deklaratë në një intervistë për mediat spanjolle, ku foli për planet e tij personale dhe mënyrën se si e sheh të ardhmen në futboll.

Trajneri asturian u shpreh se nuk dëshiron të shndërrohet në figurën klasike të trajnerit që vazhdon të qendrojë në pankinë në moshë të avancuar. Sipas tij, është e rëndësishme të dijë momentin e duhur për t’u larguar nga profesioni.

Luis Enrike tregoi gjithashtu se këtë çështje e ka diskutuar edhe në familje, duke përmendur një “pakt” ironik me vëllain e tij më të vogël, Felipe, i cili punon si nëpunës dhe planifikon të dalë në pension në moshën 61-vjeçare.

I them gjithmonë se duhet të dal në pension përpara tij, kështu që bëjini vetë llogaritë”, deklaroi trajneri i PSG-së.

Megjithatë, ai nuk e përjashtoi plotësisht mundësinë që të vazhdojë më gjatë nëse do të ketë ende motivimin dhe energjinë e nevojshme. Luis Enrike theksoi se vazhdimi i karrierës përtej moshës 60-vjeçare, sipas këndvështrimit të tij aktual, mund të ishte një gabim vlerësimi.

luis enrike trajneri i psg

Lini një Përgjigje