Sulmuesi 20-vjeçar është në kërkim të një skuadre të re pas mbylljes së aventurës me Heidenhejmin, ndërsa interesimi për të po vjen kryesisht nga Premier Liga angleze. Sipas raportimeve, disa klube kanë shfaqur interes konkret për shërbimet e talentit shqiptar, mes tyre Aston Vila, Brajtoni, Fulhami, Brentfordi dhe Kristal Palas.
Deri më tani, Ibrahimoviç nuk ka luajtur në futbollin anglez. Karriera e tij është zhvilluar mes Gjermanisë dhe Italisë, ku ka fituar eksperiencë me skuadra të ndryshme në nivele të larta konkurruese.
Në të njëjtën kohë, emri i tij vazhdon të mbetet një opsion edhe për Kombëtaren shqiptare. Aktualisht, Ibrahimoviç ka përfaqësuar vetëm ekipet zinxhir të Gjermanisë në nivelet e moshave, ndërsa ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar sa i përket kombëtares me të cilën do të luajë në të ardhmen.
Lini një Përgjigje