TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Tetor 2024, 20:50

Liga e Europës/ Roma “thyen” tersin Europian, nuk zhgënjen as Frankfurti dhe Ajaksi

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Europës/ Roma “thyen” tersin Europian, nuk zhgënjen

Kërkuan fitore dhe në fund siguruan tre pikët.

“Të mëdhenjtë” e Evropës nuk kanë zhgënjyer në sfidat e raundit të tretë të fazës së Ligës së Europës, teksa kanë arritur të sigurojnë fitore, pavarësisht se pa shumë spektakël ndaj kundërshtarëve të tyre.

Kështu, “verdhekuqtë” e Romës dhe “shqiponjat” e Ajntrahtit të Frankfurtit triumfuan me të njëjtin rezultat 1-0, ukrainasit e Dinamos së Kievit dhe letonezët e RFS, ku për italianët golin e vetëm të sfidës e shënoi “bomberi” Artem Dovbik, ndërsa Hugo Larson siguroi trumfin për gjermanët.

Roma mori fitoren e parë në këtë sezon Europian.

Me spektakël fituan “Harkëtarët” e Ajaksit, të cilët shënuan tre herë në transfertën azere ndaj kampionëve vendas të Karabagut, me Tejlor, Uegorst e Akpom që siguruan tre pikët, ku padyshim u favorizuan shumë edhe nga dy kartonët e kuq të vendasve.

Ndërkaq, në sfidat e tjera, Ferencvarosh mundi 1-0 francezët e Nis, “baskët” e Real Sociedad fituan 2-1 ndaj Makabi Tel Aviv, Midtjyland triumfoi minimalisht 1-0 në shtëpi ndaj Rojal Union, ndërsa PAOK barazoi 2-2 me çekët e Viktoria Plzen.

roma ajaks liga e europës

Lini një Përgjigje