TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Tetor 2024, 20:27

Tifozët e Beshiktashit “tallen” në rrugët e Lionit me skuadrën franceze: Nuk jeni lodhur duke u rrahur

Shkruar nga Pamfleti

Tifozët e Beshiktashit “tallen” në rrugët e Lionit me

Tifozëve të Beshiktashit u është ndaluar të udhëtojnë drejt Lionit për të parë ndeshjen e Ligës së Europës mes këtyre dy skuadrave.

Megjithatë, disa tifozë të ekipit turk janë parë në rrugët e qytetit francez, duke shfaqur pankarta provokuese që nxisin dhunë.

"Tufë bastardësh... Nuk jeni lodhur duke u rrahur? Ne po vijmë,"- lexohet në një pankartë të shkruar në frëngjisht, e cila, sipas “RMC Sport”, është shkruar nga një grup ultrasish nga Beshiktashi, e cila më vonë është shpërndarë në mediat sociale.

Tifozët turq madje ia dolën të vizatonin një burrë me ngjyrat e fanelës Beshiktashit, duke goditur një tifoz me ngjyrat e Lionit.

Gjithashtu sipas radios franceze, disa tifozë të Beshiktashit do të jenë në stadiumin e Lionit, duke përfituar nga blerja e biletave nga komuniteti turk që banon në atë qytet.

Kujtojmë se, në prill të vitit 2017, dueli mes dy skuadrave në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Europës u shoqërua me përplasje të dhunshme në tribuna.

tifozët e beshiktashit ndeshja e ligës së europës

Lini një Përgjigje