
Pepe e mbyll me futbollin. Legjenda e Portugalisë ka marrë këtë vendim, pas dështimit që përfaqësuesja e tij pati në “EURO 2024”, duke mos shkuar më tej se çerekfinalja, ku u eliminuan nga Franca.
Pas një karrierë të gjatë, të cilën e nisi në Brazil dhe e vazhdoi në Europë, në moshën 41-vjeçare, Pepe vendos të “varë këpucët në gozhdë”. Një legjendë jo vetëm e Portugalisë, tërhiqet kështu nga futbolli i luajtur pas 23 viteve si profesionist.
Ai do të mbahet mend më shumë për kohën e tij te Reali i Madridit, aty ku bëri 334 paraqitje. Në total në karrierën e tij, mbrojtësi portugez regjistroi 878 ndeshje, teksa arriti të fitonte plot 34 trofe, duke u bërë pjesë e mbrojtësve më të mirë në botë.
Kujtojmë që karrierën, qendërmbrojtësi e nisi në Brazil me Alagoano, për të vazhduar më pas në Portugali me Maritimo dhe Porto. Në vitin 2007 deri më 2017-ën, Pepe mbajti veshur fanelën e Realit të Madridit. Më pas, portugezi vendosi t’i bashkohej Beshiktashit, me të cilët luajti 1 vit e gjysmë.
Në janar të vitit 2019, Pepe u ribashkua me Porton, me të cilët luajti deri në korrik të këtij viti. Me 37 trofe të koleksionuar, 41-vjeçari e mbyll në këtë moment karrierën e tij, duke u larguar si legjendë e padiskutueshme e futbollit europian.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje