TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Gusht 2024, 17:24

4 mln euro në tavolinën e Granadas, skuadra spanjolle refuzon ofertën e klubit të La Ligës për Myrto Uzunin

Shkruar nga Pamfleti

4 mln euro në tavolinën e Granadas, skuadra spanjolle refuzon

Myrto Uzuni ende nuk e ka të qartë se ku do të jetë e ardhmja e tij. Sulmuesi i Kombëtares ka disa oferta dhe fakti që Granada ka rënë në La Liga 2 e ka kthyer shqiptarin në qendër të merkatos.

4 milionë euro është oferta e fundit e mbërritur nga Rajo Vajekano. Këto të fundit kërkojnë përforcime për repartin e avancuar për të përballuar një sezon të gjatë në La Liga dhe beratasi përmbush dëshirën e drejtuesve.

Por kjo ofertë sipas drejtuesve të Granadas është shumë e vogël dhe për këtë arsye i kanë thënë “JO”. Klubi andaluzian kërkon minimalisht 8 milionë euro për Uzunin. Në sezonin e fundit 29-vjeçari ia doli të shënonte 11 gola në La Liga. 

myrto uzuni sulmuesi i kombëtares shqiptare granada rajo vajekano

Lini një Përgjigje