TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Gusht 2024, 15:34

Qendërmbrojtësi shqiptar firmos me skuadrën e Serisë C, 19-vjeçari nis rrugëtimin mes profesionistëve

Shkruar nga Pamfleti

Qendërmbrojtësi shqiptar firmos me skuadrën e Serisë C,

Ardit Nuredini, mbrojtësi i talentuar shqiptar, do të nisë rrugëtimin mes profesionistëve në këtë sezon. Djaloshi shqiptar, pjesë e akademisë së Udinezes, i ka dhënë lamtumirën frulianëve, për të firmosur për një klub të Serisë C ku të mund të luajë rregullisht.

Ai i është bashkuar ekipit të Xhuliano, duke firmosur një kontratë trevjeçare, siç e shpjegoi vetë klubi italian në rrjetet sociale. Klubi ka bërë të ditur se ka blerë lojtarin nga Udineze.

Qendërmbrojtësi i datëlindjes 2005 ka luajtur rregullisht me kombëtaret e moshave, duke luajtur me U17, U18 dhe U19, ndërsa ka shënuar edhe një gol me këtë të fundit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Giugliano Calcio 1928 (@giugliano.calcio.1928)

ardit nuredini qendërmbrojtësi shqiptar xhuliano viskonti seria c

Lini një Përgjigje