TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Gusht 2024, 21:18

Miqësoret/ Tirana bën paqe me skuadrën e Superiores, Teuta mposht Laçin në “Niko Dovana”

Shkruar nga Pamfleti

Miqësoret/ Tirana bën paqe me skuadrën e Superiores, Teuta mposht

Tirana luajti me Bylisin sot në orën 17:30 në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjës, ndeshjen e parafundit miqësore, e cila u mbyll në barazim 0-0.

Blerjet në sulmin e bardhebluve nuk po prodhojnë gola. Edhe pse në repartin e avancuar janë afruar, Zharmuni, Prengaj, Abah, Ndreca dhe Bajroviç, dhe ku janë luajtur 9 takime, këta futbollistë kanë shënuar dy gola.

Tirana ka dy fitore, tri humbje dhe 4 barazime në shtatë miqësore dhe dy takime zyrtare. Ndërkohë në krahun tjetër, Bylisi del disi më i kënaqur nga ky takim, me trajnerin Egbo që po përgatit skuadrën për startin e kampionatit.

Teuta zbriti në fushë ditën e sotme për ndeshjen e radhës në Durrës, ndaj Laçit.

Ndeshja u luajt në stadiumin “Niko Dovana” në orën 18:00 dhe përfundoi me rezultatin 2-1 për skuadrën e Edi Martinit.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 falë golit të shënuar nga Emiliano Vila, ndërkohë që në minutën e 60, ishte Preknicaj ai që dyfishoi shifrat.

Golin e vetëm për skuadrën kurbinase e shënoi talenti Bibo në minutën e 90+3.

Trajneri Martini, pas miqësores me Vllazninë, ditën e sotme testoi tjetër kundërshtar në Superiore për të parë se çfarë mund të bëjë ekipi këtë kampionat.

tirana bylis teuta laçi ndeshjet miqësore

Lini një Përgjigje