TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Gusht 2024, 20:07

Marko Rojs me skuadër të re, veterani gjerman arrin marrëveshjen me ekipin amerikan

Shkruar nga Pamfleti

Marko Rojs me skuadër të re, veterani gjerman arrin marrëveshjen

Marko Rojs do të vijojë karrierën futbollistike larg Evropës, pikërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Veterani gjerman, i cili u largua nga Borusia e Dortmundit pas 12 vitesh, do të jetë lojtari më i ri i LA Galaxy, sipas gazetarit të njohur sportiv, Fabrizio Romano.

Rojs do të nënshkruajë kontratë 1-vjeçare, me opsion zgjatjen edhe për 1 vit tjetër. 35-vjeçari do të udhëtojë ditët në vijim në SHBA për të kryer testet mjekësore e më pas për të firmosur kontratën.

LA Galaxy ra dakord për të nënshkruar me Marko Rojs si lojtar i lirë, tashmë e konfirmuar. Pas marrëveshjes verbale të arritur në korrik, detajet tashmë janë sqaruar mes të gjitha palëve. Kontrata do të jetë deri në dhjetor 2025,  me opsion zgjatjen edhe për 1 vit tjetër. Rojs, tani planifikon të udhëtojë në SHBA në ditët në vijim, pasi do të jetë gati për testet mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës”, shkruan Romano në Facebook.

marko rojs los anxhelos galaksi futbollisti gjerman

Lini një Përgjigje