
Pas largimit të Orges Shehit, Partizani ka nisur punën për gjetjen e një trajneri që do të zëvendësojë durrsakun. Sipas shtypit të shkruar, trajneri i fundit i kontaktuar nga “Demat e kuq”, është Ivan Gvozdenoviç.
Kryeqytetasit nisën bisedimet me teknikun serb, por ky i fundit ishte i qartë, duke thënë se është nën kontratë dhe duhet folur me klubin korçar.
Të gjendur përpara kësaj situate, drejtuesit e Partizanit kanë vendosur të kontaktojnë me presidentin Ardian Takaj, dhe në rast se gjejnë gjuhën e përbashkët me numrin një të Skënderbeut, atëherë do të firmosin me Ivan Gvozdenoviç.
Serbi është në krye të Skënderbeut prej dy vitesh duke i ngjitur bardhekuqtë në Superiore pas rënies në Kategorinë e Parë, ndërsa në sezonin e fundit, i renditi juglindorët në vendin e katërt duke siguruar pjesëmarrjen në “Final Four”.
Lini një Përgjigje