TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Gusht 2024, 16:06

Kapet duke blerë drogë nga një 17-vjeçar, arrestohet në Paris sportisti olimpik

Shkruar nga Pamfleti

Kapet duke blerë drogë nga një 17-vjeçar, arrestohet

Komiteti Olimpik Australian ka konfirmuar se një lojtar i hokeit që ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike është arrestuar të martën mbrëma.

Mediat franceze raportuan të mërkurën se Tom Craig, 28 vjeç, dyshohet se ishte kapur duke u përpjekur të blinte kokainë në Paris dhe më pas ishte dërguar në paraburgim.

Bahskë me Craig u arrestua edhe tregtari i drogës, një djalë 17-vjeçar.

Në një deklaratë thuhej: “Komiteti Olimpik Australian ka konfirmuar se një anëtar i ekipit australian të hokejve është në paraburgim pasi u arrestua në Paris më 6 gusht. Asnjë akuzë nuk është ngritur ende, AOC po vazhdon të bëjë hetime”.

Craig është një lojtar veteran i hokeit, i cili numëron 101 paraqitje për kombëtaren e Australisë gjatë një karriere 10-vjeçare.

Ai ishte pjesë e ekipit të Australisë që fitoi një medalje argjendi në "Tokio 2020" dhe gjithashtu fitoi medaljen e artë në lojërat e Commonwealth më 2018.

tom craig sportisti olimpik

Lini një Përgjigje