TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Gusht 2024, 16:50

Mbi 10 mijë bileta të shitura për ndeshjen me Gjeorgjinë, tifozët kuqezi premtojnë spektakël në “ Air Albania”

Shkruar nga Pamfleti

Mbi 10 mijë bileta të shitura për ndeshjen me Gjeorgjinë,

Tifozët kuqezi janë padiksutim lojtari i 12-të i Kombëtares shqiptare. Si të tillë mbështetja ndaj kuqezinjve nuk ka munguar në asnjë sfidë dhe “EURO 2024” e dëshmoi më së miri diçka të tillë.

Kombëtarja shqiptare në shtator do të nisë një tjetër rrugëtim, atë të eliminatoreve të Ligës së Kombeve. Ndeshjen e parë do ta luajnë në transfertë në “Epet Arena” më 7 shtator ndaj Ukrainës. Vetëm 3 ditë më pas, yjet kuqezi do të zbresin në “Air Albania”.

Djemtë e Silvinjos do të presin Gjeorgjinë dhe pikërisht për këtë përballje burime pranë Federatës Shqiptare të Futbollit bëjnë me dije se janë shitur mbi 10 mijë bileta. Një numër i konsiderueshëm, duke marrë parasysh se jemi 1 muaj  para këtij dueli. Deri atëherë me siguri “Air Albania” do të jtë “sold-out”. 

tifozët kuqezi kombëtarja shqiptare liga e kombeve

Lini një Përgjigje