TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Gusht 2024, 20:31

24 ditë nga mbyllja e merkatos, Armando Broja takim “kokë më kokë” me trajnerin Mareska për të ardhmen e tij

Shkruar nga Pamfleti

24 ditë nga mbyllja e merkatos, Armando Broja takim “kokë

Armando Broja do të zhvillojë bisedime me trajnerin Enzo Mareska në Londër për të kuptuar të ardhmen e tij, me Evertonin dhe Uolves mes skuadrave të interesuara për sulmuesin e Çelsit. Këto janë raportimet e fundit që vijnë nga “Daily Mail”, për sa i përket të ardhmes së sulmuesit shqiptar. 

Tashmë, kur sezoni i ri është në prag, mediat britanike bëjnë të ditur se 22-vjeçari shqiptar do të mbajë një takim “kokë më kokë” me teknikun italian, për të kuptuar më shumë rreth planeve të tij. Një takim që me siguri do të përcaktojë edhe të ardhmen e Brojës.

Gjasat janë të mëdha që Broja të largohet në këtë merkato vere që mbyllet më 31 gusht, por gjithsesi gjithçka pritet të përcaktohet nga takimi me trajnerin Mareska. 

armando broja trajneri i çelsit enzo mareska sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje