
Moment tragjik në familjen e ish-futbollistit të Milanit, Serxhinjo. Legjenda braziliane sot ka përjetuar vdekjen tragjike të djalit të tij 20-vjeçar, Diego.
Ka qenë klubi kuqezi i Milanit, që përmes një postimi në Twitter, ka ngushëlluar Serxhinjon për humbjen e djalit.
”Ne mblidhemi rreth Serxhinjos dhe familjes së tij për vdekjen tragjike dhe të parakohshme të djalit të tyre Diego. Gjithmonë në zemrat tona.”, thuhet në postimin e Milanit. Për momentin nuk janë dhënë detaje për atë që ka ndodhur.
Ci stringiamo attorno a Serginho e alla sua famiglia per la tragica e prematura scomparsa del figlio Diego. Sempre nei nostri cuori. pic.twitter.com/6sR7Y1OzSb
— AC Milan (@acmilan) August 7, 2024
Menjëherë më pas ngushëllimeve iu bashkua edhe Interi : “FC Internazionale Milano i shpreh ngushëllimet familjes Serxhinjo për vdekjen e parakohshme të djalit të tyre Diego”.
Lini një Përgjigje