TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Maj 2024, 21:33

Ledio Pano karikon kombëtaren në prag të Europianit: Do të ishte sukses nëse barazojmë me Italinë dhe Spanjën

Shkruar nga Pamfleti

Ledio Pano karikon kombëtaren në prag të Europianit: Do të

Ledio Pano ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në “Real Story”, ku ka folur për ndeshjet që Shqipëria do të luajë në “EURO 2024” përballë Italisë, Spanjës dhe Kroacisë.

Ish-lojtari i Partizanit është shprehur se një barazim ndaj kombëtares iberike dhe asaj “Axurre”, do ishte sukses i madh për kombëtaren shqiptare.

Ndër të tjera ai theksoi se Shqipëria mund të bëjë diçka ndaj kundërshtarëve në “grupin e ferrit”.

Po i morëm 3 pikë, po i more barazimin Italisë dhe Spanjës, ajo është sukses pastaj. Pavarësisht se nuk je një pikë sipër evropianit tjetër, por që ke marrë rezultate pozitive, padiskutim. Ndeshjen e parë e luan me Spanjën, ndërsa me Shqipërinë, thotë vazhdoj me tre pikë, pastaj me Italinë e kam më të lehtë. Gjithmonë, Italia në evropiane dhe botërore, ndeshjen e parë e ka pasur me siklet.  Unë nuk besoj se ka njeri që i del kundra Sylvinhos apo këtij ekipi kombëtar. Për lojën apo për mënyrën se si Sylvinho për përgatit ekipin për evropian, unë nuk kam dëgjuar fjalë të këqija. Të gjithë besojmë që ky ekip, pavarësisht gjërave të vogla që ka, mund të bëjë diçka përballë këtyre ekipeve”, theksoi ai.

ledio pano ish-futbollisti i partizanit

Lini një Përgjigje