TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Maj 2024, 20:36

Bufon komenton ndeshjen hapëse me Shqipërinë në “EURO 2024”: Do të isha hipokrit po të thoja që është më e vështira

Shkruar nga Pamfleti

Bufon komenton ndeshjen hapëse me Shqipërinë në “EURO

Xhanluixhi Bufon, ish-portieri i Juventusit dhe tashmë menaxheri i ekipit përfaqësues të Italisë, ka folur për rrugëtimin që të kaltrit po bëhen gati të ndërmarrin në “EURO 2024”, duke u ndalur edhe te ndeshja e parë me Shqipërinë më 15 qershor.

Do të isha hipokrit po të thosha se është më e vështira, me shumë mundësi është më delikatja, pasi ta nisnim në mënyrën më të mirë do të na bënte të gjithëve mirë”, tha ai për ndeshjen ndaj kuqezinjve të drejtuar nga Silvinjo.

Megjithatë, ai ka bindjen se ekipi do të jetë protagonist në këtë Europian, ku shkon me petkun e kampionëve në fuqi.

Do të jemi protagonistë sepse na e thotë historia jonë, për të mos thënë që na e imponon. Spaleti na ka sjellë një ndjenjë përkatësie të theksuar, një mënyrë pune serioze, me vështirësi që duhen përballuar për të dalë sa më mirë. Ai po mundohet që të ndajë fijen e flokut dhe atomin për t’i dhënë diçka më shumë kësaj skuadre”, tha Bufon para mediave.

xhanluixhi bufon ish-portieri i juventusit "euro 2024"

Lini një Përgjigje