TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Maj 2024, 17:56

Ishte një nga mungesat që bëri bujë në listën e Silvinjos, Myrto Uzuni reagon në mënyrë të veçantë (Foto-Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ishte një nga mungesat që bëri bujë në listën e

Myrto Uzuni ishte një nga mungesat që bëri bujë në listën e Silvinjos. Braziliani e la jashtë Europianit duke shkaktuar jo pak debat. Pati edhe një reagim nga agjenti që, sigurisht, s’ishte aspak dakord me këtë vendim.

Megjithatë, një reagim nga vetë lojtari ende s’ka ardhur. Por, fjalëpakë si të gjithë, Uzuni preferon të flasë në fushën e lojës dhe ditën e sotme ka nisur stërvitjen individuale në... Berat. Një video e postuar nga ai në InstaStory, shihet duke bërë disa goditje në fushën e stadiumit të Tomorit.

Ishte një nga mungesat që bëri bujë në listën e

Uzuni zhvilloi një sezon personal të kënaqshëm duke shënuar 11 gola në LaLiga, por që nuk mjaftuan për të mbajtur Granadan në elitën spanjolle. Merkato e verës pritet ta mbajë atë sërish në La Liga, pasi ekipet e interesuara janë të shumta duke filluar nga Selta Vigo, Las Palmas apo edhe Sevija.



myrto uzuni sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje