TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Prill 2023, 20:23

Leao dhuron shou, Milani kthehet te fitorja dhe parakalon Interin në renditje (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Leao dhuron shou, Milani kthehet te fitorja dhe parakalon Interin në

Pas dy barazimeve radhazi, Milani është kthyer te fitorja në kampionat. Kampionët e Italisë triumfuan 2-0 ndaj Leçes, në “San Siro”. 

Protagonist absolut në këtë takim për kuqezinjtë ishte Rafael Leao. Portugezi, përveçse zhvilloi një ndeshje të mirë, ia doli të shënonte 2 gola, përkatësisht në minutat 40 dhe 75. 

Me këtë 3 pikësh, kuqezinjtë e Piolit i largohen vendit të 6-të duke parakaluar Interin në renditje. Milani pozicionohet në vendin e 5-të me 56 pikë ndërsa Leçe renditet në vendin e 16-të me 28 pikë. 

Në mbrëmje spikat sfida mes Juventusit dhe Napolit, takim ky që po pritet me padurim nga tifozët. 

milan leçe seria a

Lini një Përgjigje