TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Mars 2023, 20:17

Lacio fiton 2 derbe brenda 1 sezoni pas 11-vitesh, ekipi i Murinjos mbetet jashtë zonës Champions

Shkruar nga Pamfleti

Lacio fiton 2 derbe brenda 1 sezoni pas 11-vitesh, ekipi i Murinjos mbetet

Pas 11 vitesh, Lacio arrin të mposhtë në të 2 ndeshjet mes fazës së parë dhe të dytë Romën, me rezultatin e njëjtë 1-0. Një sfidë e vendosur nga Matia Zakanji në pjesën e dytë.

Dueli ku Elseid Hysaj ishte titullar, por Marash Kumbulla as në stolin e rezervave pasi ishte i pezulluar, ishte si gjithmonë një luftë nervash. Dhe ato tradhtuan Ibanjez i cili mori shumë shpejt dy kartonë të verdhë dhe la skuadrën e tij në inferioritet numerik që në pjesën e parë të sfidës.

Kjo i dha mundësinë Lacios që të ishte më kërkuese dhe të tentonte të gjente golin, derisa tundi rrjetën me anë të Zakanjit në pjesën e dytë të kësaj ndeshje. Pas anulimit të një barazimi të shpejtë të Romës për pozicion jashtë loje, Lacio u pozicionua mirë në mbrojtje, duke mos lejuar hapësira dhe duke marrë tre pikë që e vendosin momentalisht në vendin e dytë në klasifikim.

lacio roma seria a

Lini një Përgjigje