TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Mars 2023, 19:56

2 kartonë të kuq dhe kualifikim me përmbysje, Mançester Junajtid kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Anglisë

Shkruar nga Pamfleti

2 kartonë të kuq dhe kualifikim me përmbysje, Mançester

Mançester Junajtid është kualifikuar në gjysmëfinalet e FA Cup. Ekipi i Ten Hag mundi 3-1 skuadrën e Fulham në “Old Traford”. Ndeshja pati shumë momente deçizive, pasi dy lojtarë të miqve dolën me kartonë të kuq. Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe me pak raste. Në fillimin e së dytës ishte Fulhami që kaloi i pari në avantazh me Mitroviç pas një goditje këndore. Miqtë ishin sërish pranë golit me Mitroviç, por nuk mundën dot të dyfishonin dhe më pas gjithçka u kthye përmbys.

Për Mançetser Junajtid u akordua një penallti, pasi Uillian preku topin me dorë në vijën fatale. Braziliani u ndëshkua me kartonin e kuq. Gjithashtu sulmuesi Mitroviç u ankuan tek aribtri për vendimin dhe e shtyu me dorë, për të cilën u ndëshkua edhe ai me të kuqe. Kështu Fulhami mbeti me dy lojtarë më pak në minutën e 75.

Fernandez e shndërroi penalltinë në gol duke barazuar rezultatin në 1-1. Dy minuta më vonë ishte Sabitzer që shënon të dytin, duke çuar në avantazh vendasit. Në fund ishte sërish Fernandez, i cili pas një kundërsulmi shënoi përballë portierit golin e tretë. Me këtë fitore, Mançester Junajtid shkon në gjysmëfinalen e FA Cup ku do të ndeshet me Brajtonin.

mançester junajtid fulham kupa e anglisë

Lini një Përgjigje