Kombëtarja e Zvicrës do të luajë ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian “EURO 2024” kundër Bjellorusisë në Novi Sad dhe në këtë ndeshje nuk do të luajë Xherdan Shaqiri.
Edhe pse Shaqa ishte në listën fillestare, trajneri Murati Jakin nuk do të mund ta llogarisë atë për takimin në Novi Sad. Futbollisti shqiptar i përfaqësueses helvete pësoi një dëmtim që do ta mbajë jashtë fushës për disa kohë.
Përveç Shaqirit, nuk do të luajë as portieri Gregor Kobel, në vend të tij është thirrur gardiani i skuadrës zvicerane të Servetes, Zheremi Frik.
“Trajneri i kombëtares Murati Jakin do të duhet të bëjë pa ndihmën e Xherdan Shaqirit dhe Gregor Kobelit në kualifikueset e Kampionatit Evropian kundër Bjellorusisë dhe Izraelit.
Xherdan Shaqiri nuk do të jetë me ekipin për shkak të një dëmtimi dhe trajnerit do t’i duhet ta zëvendësojë atë. Edhe Gregor Kobel është jashtë skuadrës dhe do të zëvendësohet nga Zheremi Frik", thuhet në deklaratën zyrtare nga Federata Zvicerane e Futbollit.
Lini një Përgjigje