TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Qershor 2024, 18:50

Kush është Martin Adam, futbollisti mbipeshë i Hungarisë që bëri bujë në rrjetet sociale (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kush është Martin Adam, futbollisti mbipeshë i Hungarisë

Hungaria pësoi disfatë 3-1 nga Zvicra, në ndeshjen e Europianit. Përtej rezultatit, ajo që bëri më shumë bujë ishte një  futbollist mbipeshë i hungarezëve.

Sulmuesi Martin Adam u fut në fushë si zëvendësues në minutën e 79, në vend të Milos Kerkez. 29-vjeçari, i cili luan për skuadrën koreano-jugore Ulsan HD, u përshkrua si “absoluti” nga tifozët.

I shumëpërfolur dhe shpesh i tallur në rrjetet sociale, gjigandi 29-vjeçar (1.91 metra) është i njohur në Hungari. Qendërsulmuesi i klubit Ulsan, në Korenë e Jugut (67 ndeshje, 24 gola) për dy vjet, Adam ka shënuar gola në shtëpi, në kategorinë e parë dhe të dytë hungareze, për më shumë se një dekadë. Fillimisht me Vasas SC (153 ndeshje, 31 gola), më pas me Kaposvari Rakoczi FC (46 ndeshje, 14 gola).

Ai është një ‘terror’ në Hungari…

Aventura u mbyll me stil me Paksi FC (66 ndeshje, 39 gola). Efikasiteti i tij në rritje e lejoi atë të rrëmbejë trofeun e golashënuesit më të mirë nga Nemzeti Bajnoksag, elita hungareze, gjatë sezonit 2021-2022, me 31 gola. Duke shënuar të paktën një herë kundër secilit prej 11 kundërshtarëve të tij.

Efektiviteti i tij është ruajtur edhe në kombëtare

Duke u paraqitur 23 herë me Hungarinë gjatë dy viteve të fundit, ky sulmues me një profil atipik ka grumbulluar tre gola dhe tre asistime në më pak se 700 minuta lojë, duke dhënë fitoren në një ndeshje miqësore kundër Estonisë, në mars 2022. Ai shënoi dy gola, në ndeshjen e parë (3-0) më pas në ndeshjen e kthimit (2-2), kundër Bullgarisë, duke i ofruar kështu vendit të tij kualifikimin në “EURO 2024”.

Martin Adam, qendërsulmues zëvendësues i Hungarisë

Një histori shumë qesharake për një lojtar, i cili së fundmi i pyetur për argëtimin e tij gjatë Europianit të kaluar, u përgjigj: "Sigurisht, isha në shtëpi, duke pirë birrë". Dëshmi se besimi i dhënë nga trajneri Marko Rosi nuk është i gabuar.

Aktivizimi në “EURO 2024” do të kurorëzonte këtë udhëtim atipik dhe do të argumentonte më tej në favor të largimit të tij nga Koreja e Jugut.

martin adam futbollisti i hungartisë

Lini një Përgjigje