
Ky është momenti dramatik kur policia gjermane neutralizon një burrë, i cili shfaqej kërcënueshëm me një sëpatë në dorë, ndërsa kishte edhe koktejl molotov
Pamjet në video tregojnë burrin, me një çantë shpine, i cili në lagjen, ku dhjetëra mijëra tifozë holandezë po merrnin pjesë në një marshim paqësor vetëm disa orë para përplasjes së Holandës me Poloninë.
Policia tenton ta neutralizojë burrin me sprite piper, por ai vrapon ndërsa kalimtarët largohen të tmerruar. Oficerët kalojnë barrierat dhe e ndjekin atë përpara se të shtien katër herë. Burri më pas bie në tokë.
Një person me sëpatë në dorë sulmoi tifozët holandezë pranë një zone të tifozëve gjatë marshimit. Policia gjermane ndërhyri menjëherë dhe e ka qëlluar duke e plagosur rëndë.
Katër të shtëna me armë u dëgjuan pranë Reeperbahn, ku mbështetësit e Holandës dhe polakëve po mblidheshin përpara ndeshjes së sotme.
Rreth 40,000 tifozë holandezë po merrnin pjesë në një festë paqësore kur një burrë me një sëpatë ngjyrë ari filloi të sulmonte tifozët dhe zyrtarët, raporton tabloidi gjerman "Bild".
Një dëshmitar në vendngjarje tha se oficerët "vepruan ashpër dhe shpejt". Agresori sipas mediave gjermane, më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me një ambulancë.
Sulmuesi kishte edhe një koktej molotov në çantën e shpinës.
Lini një Përgjigje