
Holanda ka mposhtur Poloninë në “Volksparkstadion” të Hamburgut me rezultatin 1-2, duke marrë 3 pikët e para në grupin D të Kampionatit Europian.
Që në minutat e para, holandezët e nisën në sulm, me disa raste të mira shënimi, por pa arritur ta çonin topin në rrjetë.
Por, në minutën e 16 të takimit ishte qendërsulmuesi i Polonisë, Adam Buksa, i cili pas një goditje këndi, dërgoi topin në rrjetë me kokë, duke kaluar polakët në avantazh dhe duke surprizuar kështu “turlipanët”.
Këta të fundit, vazhduan sërish dominimin, por goli i barazimit erdhi vetëm në minutën e 29. Ishte sulmuesi i Liverpulit, Kodi Gakpo, i cili gjuajti nga jashtë zone dhe me pak fat, topi preku mbrojtësin polak duke u devijuar për në rrjetë, me Sheznin që nuk kishte çfarë të bënte.
Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej në paqe, Holanda gjeti golin që i dha 3 pikët. Verghost i dha fitoren ekipit të tij me një goditje precize dhe të pakapshme për portierin Shezni.
Ndeshjen e radhës, Polonia do ta luajë me Austrinë në orën 18:00, ndërsa Holanda do të diskutojë finalen e parakohshme me Francën në orën 21:00.
Të dyja ndeshjet do të luhen të premten më 21 qershor.
Lini një Përgjigje