TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Qershor 2024, 16:02

Humbja përballë Italisë, Del Piero i jep zemër Shqipërisë: Shpresojmë ta kalojmë grupin së bashku (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Humbja përballë Italisë, Del Piero i jep zemër

Ish-futbollisti legjendaritalian, Alesandro Del Piero në një intervistë për” TV Klan” vlerësoi Kombëtaren e Shqipërisë.

Gazetari Glendi Tafaj: Ne mundëm të marrim një intervistë të shkurtër me Alesandro Del Pieron, ishte e vështirë ta kontaktonim pasi është opinionist i “SKY” në Itali dhe nuk mund të flasë gjatë për mediat e tjera.

Del Piero për TV Klan: Dua të përshëndes të gjithë tifozët shqiptarë. M’u desh të bëja shumë rrugë në këmbë dhe i takova. Është bukur të sfidohemi në një kompeticion kaq të rëndësishëm dhe shpresoj që të kualifikohemi bashkë për më tej. Shqipëria është rritur shumë në të gjitha aspektet. Ka shumë lojtarë që luajnë në Itali. Unë jam i lidhur pak me gjeneratën e vjetër, kishit këtu dhe Igli Taren. Nuk mund të them vetëm një lojtar që më pëlqen nga Shqipëria sepse forca e grupit është më e rëndësishme këtu. Nëse Italia do ta fitonte sërish Europianin do të ishte diçka e bukur dhe e çmendur. Vetëm Spanja e ka fituar Europianin dy herë rresht. Është e vështirë që të kalosh thjesht grupin këtë vit, imagjino të fitosh Europianin.

alesandro del piero ish-futbollisti legjendar italian

Lini një Përgjigje