
Mediat e huaja kanë analizuar përballjen Itali Shqipëri në Europian. Gazeta Britanike The Sun shkruan se Shqipëria e tronditi Italinë me golin më të shpejtë në europian por drama kësaj ndeshje nuk ndaloi me kaq.
BBC Sport shkruan se goli i shpejtë nuk e ndihmoi më pas Shqipërinë.
“Ishte e pritshme tërheqja e Shqipërisë në mbrojtje dhe ashtu e bënë por trajneri i Italisë Luciano Spalletti, qartësisht e dinte se çfarë duhet të bënte” , shkruan BBC.
Ndërsa Daily Telegraph vlerëson zëvendësimet në pjesën e dytë nga Silvonjo dhe ndalet në episodin e prodhimit të një rasti të shkëlqyer nga Rei Manaj i cili mund ta kishte mbyllur në barazim këtë duel në Dortmund.
“Me këtë rast Italia pati fati për të dalë nga turbulenca shqiptare dhe mbajtur superioritetin e ndeshjes” thekson Daily Telegraph. Në platformën X UEFA, publikoi një foto të Nedin Bajramit me mbishkrimin “Goli më i shpejtë në historinë e Europianëve”.
"France 24" ka zgjedhur si titull: "Italia e mori veten pas nisjes katrastrofike të europianit".
“Bajrami na trembi pastaj Bastoni dhe Barrela e përmbysin Shqipërinë. Italia debutim të mirë”, është titulli i "La Gazeeta dello Sport".
Gazeta "Italiane Tutto sport" shkruan me sueperlativa për ekipin italian në përvballjen me Shqipërinë.
“Italia nuk dështon në debutimin e saj në Euro 2024 duke mundur 2-1 Shqipërinë, në një mbrëmje speciale për Riccardo Calafiori. Mbrojtësi i Bolonjës shkroi një faqe të rëndësishme në historinë e kombëtares e kalitur edhe me një ndeshje të shkëlqyer personaliteti”, thekson gazeta italiane.
Lini një Përgjigje