TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Qershor 2024, 08:42

Emocione të forta, gjesti i bukur i tifozëve shqiptarë gjatë himnit të Italisë

Shkruar nga Pamfleti

Emocione të forta, gjesti i bukur i tifozëve shqiptarë gjatë

Kombëtarja shqiptare e futbollit humbi 2-1 me Italinë në ndeshjen e parë të Grupit B në Europianin 2024, ndërsa stadiumi i Dortmundit si rrallë herë ishte veshur kuqezi.

Momentet e emocionuese të tifozerisë shqiptare nga tribunat e Dortmundit, i ndjeu edhe skuadra italiane, pak para fillimit të ndeshjes.

Gjesti i bukur i tifozëve shqiptarë ndodhi gjatë himnit të kombëtares italiane.

Tifozët shqiptarë kënduan bashkë me tifozët Italinë himnin e Mamelit: një kor i vetëm u ngrit brenda stadiumit ‘Iduna Park’ në Dortmund. Tifozët italianë dhe shqiptarë të bashkuar në një himn të vetëm. 

Lini një Përgjigje