TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Qershor 2024, 07:29

Kush është tifozi shqiptar që hyri në fushë gjatë ndeshjes Shqipëri-Itali? Publikohen pamjet që nuk u transmetuan

Shkruar nga Pamfleti

Kush është tifozi shqiptar që hyri në fushë gjatë

Në minutat shtesë të duelit Itali-Shqipëri, loja u ndal për disa momente, për shkak së në fushë u fut një tifoz shqiptar.

Forcat e sigurisë arritën ta kapë në mes të fushës, pas rrëshqitjes, duke e rikthyer në pjesën e tifozëve. Mediat kosovare raportojnë se tifozi që hyri në fushën e lojës është Sami Rexhepi nga Skenderaj. Ai jeton në Duseldorf të Gjermanisë.

Futja e tifozit shqiptar në fushë shkaktoi reagime të shumta tek të pranishmit në shkallët e stadiumit, ndërkohë që regjia qendrore, nuk e transmetoi momentin epik.

Sakaq ndeshja ka përfunduar me rezultatin Shqipëri 1-2 Itali, ku Italia shkon në kuotën e tre pikëve, ndërsa Shqipëria do të tentojë të arrijë maksimumin përballë Kroacisë më 19 qershor, ora 15:00 në Hamburg.

 

Lini një Përgjigje