TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Qershor 2024, 17:39

Përleshje e dhunshme mes tifozëve serbë dhe anglezë para fillimit të ndeshjes, dy të plagosur dhe dhjetëra të arrestuar (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përleshje e dhunshme mes tifozëve serbë dhe anglezë para

E diela mbyllet me sfidën mes Serbisë dhe Anglisë e cila nis në orën 21:00 dhe vlen për Grupin C. Në Gelsenkirchen ka pasur përleshje të dhunshme mes serbëve dhe anglezëve, teksa janë dhjetëra të arrestuar dhe dy të plagosur mes policisë dhe ultrasve. Media angleze "Standard" shton se sherri mund të ketë nisur fillimisht mes një grupi shqiptarësh dhe serbësh dhe më pas janë përfshirë edhe anglezët.

Në pamjet që qarkullojnë në kanalet e komunikimit duket policia që arreston tifozë të përfshirë në përleshje, teksa pamjet janë të rënda, duke mos munguar as gjakosja apo sendet e forta.

Autoritetet gjermane kanë vendosur 1300 oficerë më shumë se zakonisht dhe kanë ndaluar shitjen e pafundme të alkoolit gjatë të dielës (rasti i vetëm i kufizimeve në të gjithë turneun, të paktën tani për tani).

Përleshje e dhunshme mes tifozëve serbë dhe anglezë para

Përleshje e dhunshme mes tifozëve serbë dhe anglezë para

Në mënyrë të veçantë, po monitorohen lëvizjet e 500 ultrasve serbë, nga grupet e Yllit të Kuq dhe Partizanit të Beogradit, të cilët me sa duket kanë shprehur qëllimin e tyre për të “shkuar dhe kërkuar anglezët” nëpërmjet internetit.

Përleshje e dhunshme mes tifozëve serbë dhe anglezë para

Përleshje e dhunshme mes tifozëve serbë dhe anglezë para

Afro 40 mijë tifozë pritet të jenë në zonën e fansave në qytet, të ndara sipas shteteve, kjo duke mos përfshirë 50 mijë të tjerët në stadium.

tifozët e serbisë tifozët e anglisë

Lini një Përgjigje