
Kanë përfunduar 3 nga 4 ndeshjet e mbrëmjes së Kupës së Shqipërisë, të vlefshme për raundin e 1/8-ave.
Vllaznia do të jetë pjesë e çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Edi Martini mposhtën Pogradecin me rezultatin 1-0.
Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Elmando Gjini. Goditja e tij me kokë në minutën e 84 përshëndeti rrjetën e Pogradecit.
Tensionet nuk munguan gjatë kësaj ndeshjeje. Në fund, Vllaznia siguroi kalimin me tej dhe Pogradecit i mbetet të përqendrohet në Kategorinë e Parë për arritjen e objektivit.
Teuta ia doli me lehtësi, që të sigurojë çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Ekipi i Enkelejd Dobit mposhti Vorën me rezultatin 2-0 në stadiumin “Niko Dovana”.
Të dy golat ishin për t’u shijuar. Të parin e shënoi Jurguens me një goditje nga jashtë zone, ndërsa Toli vulosi shifrat e gjithë takimit.
Ekipi i Arjan Bellajt nuk ia doli që të bëhej surprizë në transfertë. Kështu iu bashkua të eliminuarve në fazën 1/8.
Egnatia është kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Kampionët fituan 1-0 përballë Apolonisë në stadiumin “Arena Egnatia”.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Buriç. Sulmuesi i Egnatias gjuajti si duhet me kokë në minutën e 19.
Për çerekfinalen e Kupës ndërkohë do të ketë short. Egnatia është pjesë e vazos së parë.
Sfida tjetër, ajo mes Elbasanit dhe Flamurtarit mbylli 90 minutat me rezultatin 1-1 dhe shkoi në shtesë.
Lini një Përgjigje