
Bylis fitoi 3-2 ndaj ekipit të Laçit, në një ndeshje tepër emocionuese. 90 minutat e rregullta përfunduan 2-2, ndërsa ballshiotëve iu desh shtesa për golin e fitores.
Në ndeshjen tjetër, Tirana ka siguruar biletën për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë pasi ka mundur me vuajtje në shtesë Skënderbeun në “Selman Stërmasi”.
Bardheblutë e riformatuar thuajse plotësisht në merkaton e janarit, dominuan pjesën e parë të sfidës dhe gjetën golin me Mysloviç. Por në të dytën, Skënderbeu pati një ritëm tjetër dhe kërkoi e gjeti golin e barazimit me Janaqin në shtesën e ndeshjes.
Sfida shkoi në shtesa ku pati realisht pak emocione të prodhuara nga të dyja skuadrat. Por në fund, një shpërthim i Ernest dhe finalizimi i Tares bënë diferencën për golin e rezultatit përfundimtar 2-1 që siguroi biletën e Tiranës për turin tjetër të turneut.
Lini një Përgjigje