
Dean Liço është protagonisti kryesor i Bolusporit në sfidën që po luajnë në transfertë ndaj Vanspor. Ish-kapiteni i Skënderbeut ka gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 31 të sfidës. Përballje kjo e vlefshme për javën e 20 të Superligës turke.
Një gol fantastik i shënuar nga distanca, i cili ka surprizuar të gjithë. Liço në vrapim e sipër, goditi topin, i cili më pas përfundoi në fundin e rrjetës. Kështu shqiptari i jep avantazhin 1-0 ekipit të tij.
Ky është goli i parë për 25-vjeçarin për vitin 2026. Ndëkohë sa i takon këtij sezoni ka mundur të shënojë edhe 2 gola të tjerë në 16 ndeshje në total.
Lini një Përgjigje