TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Janar 2026, 18:49

Largimi nga Al Itihad çështje kohe, Serxhio Konseisao i bën “golin” Mario Mitajt

Shkruar nga Pamfleti

Largimi nga Al Itihad çështje kohe, Serxhio Konseisao i bën

Ka startuar ndeshja Al-Kholod-Al-Itihad, e vlefshme për javën e 14 të Ligës Saudite. Trajneri i kampionëve në fuqi të Arabisë Serxhio Konseisao e ka lënë jashtë listës së lojtarëve të grumbulluar Mario Mitajn.

Mbrojtësi shqiptar ka disa ndeshje që nuk preferohet më nga “timonieri” portugez, ndërsa “zërat” për largimin e mundshëm po shtohen dita-ditës.

Nuk ka një orientim të qartë se kush do jetë klubi i ri për Mitajn. Me Kombëtaren, mbrojtësi i majtë edhe pse ka moshë shumë të re, numëron 28 prezenca. Qetësia, teknika dhe këmbëngulja në linjë janë karakteristikat identifikuese të shqiptarit.  

mario mitaj mbrojtësi shqiptar

Lini një Përgjigje