
Kristjan Asllani mund të mos lëvizë nga Torino, sipas trajnerit Marko Baroni që tregoi vlerësim për mesfushorin. Baroni doli në konferencë për shtyp sot, ndërsa në prag është ndeshja me Atalantën. Fjalët e tij ishin të çuditshme, pasi çdo zë tjetër në Itali e shikon të kryer se palët do ndajnë rrugët.
Trajneri i Torinos vlerësoi sjelljen e Asllanit. Po ashtu justifikoi mungesën e minutave në dy ndeshjet e fundit, ndërsa më parë mesfushori shfaqej si titullar i rregullt.
“Ka treguar gjithmonë sjellje shembullore. Është dhe do të mbetet një lojtar i Torinos. Është e qartë që, së bashku, ne jemi duke u munduar të punojmë dhe improvizohemi. Këto ndeshje në të cilat nuk ka luajtur, kanë qenë për shkak të karakteristikave. Shikoj më dinamizëm teK Ilkhan, që ishte më i gatshëm të tregonte veten dhe i dhashë mundësinë.
Asllani është në konsideratë, siç ka qenë deri tani. Merkato? E përsëris që është e gjatë, duhet të jemi të gjithë të gatshëm të punojmë me këtë situatë, unë dhe lojtarët. Nuk lejoj që të mendohet për asgjë tjetër përveç performancës”, u shpreh Baroni.
Lini një Përgjigje